Pushimet ne hapesire po afrojne

Kur SpaceShipOne u nis ne hapesire ne shkretetiren Mojave me 21 qershor 2004, ajo u be anija e pare me ekuipazh privat qe shkonte ne hapesire. Vetem me ate fluturim, raketa e Burt Rutan theu monopolin e qeverise ne fluturimet ne hapesire– duke parashikuar nje zone nen-orbitale private per udhetime, ne te cilen do te ndodheshin edhe hotele te hapesires. Por a ka kerkese te mjaftueshme per te mbeshtetur fluturimin komercial ne hapesire? Ndoshta, sipas nje studimi te kryer ne vitin 2002 ne Maryland, parashikohet se ne vitin 2020 jo me pak se 12 njerez ne vit do te cohen ne zonat turistike nen orbitale. Edhe pse fluturimi i SpaceShipOne u realizua pasi ky studim kishte perfunduar, kjo nuk i ndryshon supozimet baze., Analistja e Futron, Janice Starzyk thote. "Kemi bere mjaft hipoteza prandaj dhe po ju qendrojme besnik atyre." Futron zgjodhi vetem Amerikane te pasur te cilet deshironin te provonin mungesen e peshes dhe te shikonin rrumbullakesine e tokes nga hapesira. Cmimi fillestar i biletes mendohet se do te bjere nga $100,000 ne $50,000 deri ne 2021. Parate po i dergohen kompanive si Rutan's Scaled Composites te cilat konkurrojne per cmimin prej $10 milion dollaresh Ansari X, qe do ti jepet anijes se pare nen orbitale te riperdorshme. Nje nga ata qe shpresojne per nje xhiro ne fluturimin komercial eshte bankieri Per Wimmer, per te cilin hapesira eshte nje zgjerim logjik i interesave te tij ne udhetimet aventureske. Kur nje nga bashkeaventurieret e tij i tha se mund te bente nje prenotim per nje udhetim nen orbital, ai u hodh perpjete, edhe pse ne ate kohe ende nuk ekzistonte nje anije komerciale nen orbitale. Disa mendojne se atij nuk do t’i duhet te prese shume. Jim Benson, drejtor i SpaceDev, qe ka ndertuar anijen e shkembinjve te Rutan, thote se anije orbitale shume me te fuqishme do te ndjekin mjetet nen orbitale, dhe orbita mund te arrihet rreth vitit 2008. Sigurisht turistet do te kene nevoje per akomodim dhe hotelieri nga Las Vegas Robert Bigelow do ta siguroje ate. Bigelow u pasurua si pronari i zinxhirit te hoteleve Budget Suites of America, dhe tani po ben nje investim prej 500 milion dollaresh per te zgjeruar aktivitetin e tij jashte planetit tone. I adaptuar nga TransHab, nje model i paperdorur i NASA per nje stacion hapesinor, stacioni hapesinor i Bigelow, Nautilus do te siguroje 330 metra kub hapesire jetese per turistet ose kerkuesit industriale. Inxhinieret e Bigelow po testojne projektet e tyre per te bere qe Nautilius te jete sa me i sigurte. Nautiluset mund te fluturojne si stacione hapesinore te pavarura ose mund te lidhen me disa mekanizma per te krijuar hotele me te medha. Bigelow planifikon t’ja shese hotelet e hapesires rivaleve te tij per nje shume prej 100 milion dollare secili. Bigelow eshte duke gjetur materiale, duke i testuar per te siguruar cilesine, dhe po perpiqet te mbledhe materialet me te mira me cmimet me te mira, ashtu sic do te bente ne nje projekt ndertimi ne toke. Nese gjithcka shkon mire nje e treta e moduleve prove do te leshohen vitin e ardhshem, Bigelow ka ne plan te leshoje Nautilusin e pare te banueshem ne vitin 2008, ne kohen kur SpaceDev pret te niset udhetimi i pare privat ne orbite.

07/09/2004